English

Dy të vdekur nga korenti në Komunën e Parisit

Tiranë, 15 korrik, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Komuna e Parisit në kryeqytet. Raportohet se dy persona kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Informacionet paraprake flasin për dy persona që punoni në pastrimin e një puset në këtë zonë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, teksa dy viktimat kanë qenë duke punuar për pastrimin e një pusete.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia. Sipas informacioneve paraprake të policisë, një prej viktimave quhet Osman Qirjako. Ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin e viktimës tjetër.

Dy personat kanë qenë duke montuar një pompë uji. Lagështira dhe mos pajisja me materialet e duhura ka bërë që kontakti më rrymën të ishte fatal për dy personat.

a.k (vijon...)

KOMENTE