English

Gjykata, sot vendimi për mandatin e Bashës

Tiranë, 15 korrik, NOA- Gjykata e Tiranës do të vendosë sot për mandatin e kandidatit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për Bashkinë e Tiranës.

Seanca e Gjykatës pritet të nis në orën 10:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtarja Elbana Lluri.

Kandidati i shpallur fitues i zgjedhjeve, Lulzim Basha, dorëzoi të mërkurën në Gjykatën e Tirëns kërkesën për njohjen e vendimit të datë 8 korrik të Kolegjit Zgjedhor. Vendimi i datës 8 njeh zyrtarisht dhe fitoren e Bashës me 93 vota përballë kandidatit të opozitës, Edi Rama.

Marrja e vendimit të Gjykatës, tregon se procesi i ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit ka përfunduar dhe ai mund të nisë detyrën.

Avokatët e Bashës, që depozituan kërkesën në gjykatë, i janë referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.

“Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”, thuhet në pikën e parë të nenit 40 të këtij ligji.

a.k/NOA

KOMENTE