Tiranë, 15 korrik, NOA - Gjykata e Tiranës ka i ka dhënë sot vërtetim kandidatit të mazhoracës, Lulzim Basha për mandatin e tij në Tiranë. Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta dhe gjyqtarja Elbana Lluri ka vërtetuar mandatin e Bashës, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor më tetë maj,
Kandidati i shpallur fitues i zgjedhjeve, Lulzim Basha, dorëzoi të mërkurën në Gjykatën e Tiranës kërkesën për njohjen e vendimit të datë 8 korrik të Kolegjit Zgjedhor. Vendimi njeh zyrtarisht dhe fitoren e Bashës me 93 vota përballë kandidatit të opozitës, Edi Rama.
Marrja e vendimit të Gjykatës, tregon se procesi i ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit ka përfunduar dhe ai mund të nisë detyrën.
Avokatët e Bashës, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, që depozituan kërkesën në gjykatë, i janë referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.
“Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”, thuhet në pikën e parë të nenit 40 të këtij ligji.
a.k/NOA