Durrës, 15 korrik, NOA – Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për grabitje me armë. Personat e shpallur në kërkim janë; Festim Lami, 23 vjeç -Petrit Lami, 26 vjeç, të dy banues në rrethin e Laçit.
Sipas policisë, dy vëllezërit Lami, së bashku me një tjetër person, i cili është identifikuar nga policia kanë grabitur një qytetar nga Kosova, duke i marrën nën kërcënimin e armës 50 euro.
Ngjarja ka ndodhur në datën 5 korrik, në lagjen 13 Plazh Durrës. Pas identifikimit, policia i ka shpallur në kërkim dy vëllezërit, dhe është në kërkim të personit të tretë.
a.k/NOA