English

Investimet e huaja, Bozdo: Lehtësi maksimale për aktivitetet

Tiranë, 15 korrik 2011 NOA – Zv.Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Enno Bozdo ftoi sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri në sektorin e energjisë elektrike, por edhe në sektorë të tjerë të industrisë mekanike dhe industrisë së lehtë.

Ai priti një grup investitorësh italianë, vizita e të cilëve u organizua nga Konfindustria Shqiptare, në bashkëpunim me Organizatën e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të rajonit të Piemontes, në Itali.

Bozdo sqaroi se lejet dhe licensat e nevojshme për këtë lloj aktiviteti mund të merren në maksimalisht për 3 javë pune të administratës vendore dhe me ndihmën e një agjencie të specializuar asistohet në çdo hap të investimit. “Veçanërisht në investimet për energjinë elektrike ne kemi një ‘One Stop Shop’ të dedikuar për të gjithë investitorët që duan të investojnë në këtë sektor”, përfundoi fjalën e tij zv/ministri Bozdo.

a.q/NOA

KOMENTE