English

Jahjaga- MacShane: Të shtohen përpjekjet për njohje të tjera të pavarësisë

Prishtinë, 18 korrik 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga priti në një takim diplomatin britanik Denis MacShane.

Që në hyrje të takimit MacShane e përgëzoi Presidenten e Kosovës për punën dhe angazhimin e saj në vend, duke shtuar se Kosova ka shënuar përparime të dukshme dhe se po dëshmohet si një vend i qëndrueshëm.

Ndër të tjera ai theksoi edhe nevojën e shtimit të njohjeve të reja për Kosovën dhe përpjekjeve për t’i arritur ato.

Ndërkaq nga ana e saj, Presidentja Jahjaga, vlerësoi kontributin e MacShane për çështjen së Kosovës, duke e konsideruar atë si një nga miqtë e vendit.

Më tej ajo i bëri të ditur mysafirit të saj se do të krijojë Grupin “Miqtë e Kosovës” pranë Presidentes, ku do të marrin pjesë figurat e shquara ndërkombëtare që do të lobojnë dhe do të punojnë për imazhin e vërtetë të Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE