SHBA, 15 korrik, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Turqinë në luftën e saj me Partinë Punëtore të Kurdistanit.
Deklarata e Klinton në Stamboll vjen një ditë pasi luftëtarët kurdë vranë 13 ushtarë turq dhe po ashtu u vranë edhe shtatë militantë kurd. Klinton ka siguruar autoritetet turke për angazhimin e SHBA-ve në bashkëpunimin e sigurisë me Turqinë.
Klinton, po qëndron në Stamboll në drejtime të përpjekjeve për gjetjen e një paqe në Lindjen e Mesme.
NOA/RFE