English

LSI, Manjani: PS tekanjoze në kërkesën për Kushtetutën

Tiranë, 15 korrik 2011 NOA - Sekretari për çështjet ligjore i LSI, Ylli Manjani tha sot në mesditë se, vendit nuk i nevojiten ndryshime në Kushtetutë siç kërkon PS, sa herë humbet zgjedhjet në Tiranë kryetari Rama.

“Diskutimi për Kushtetutën e vendit nuk mund të jetë as pjesë dhe as pre e arsyetimeve të nxehta dhe toksike, që burojnë nga dhimbja për humbjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk është statuti i Partisë Socialiste që ndryshon sa herë kryetari humbet zgjedhjet”, tha Manjani. Ai shtoi se LSI është e gatshme që me fillimin e sezonit të ri parlamentar të fillojë puna me përparësi për reformën zgjedhore në vend, ashtu siç rekomandon OSBE. “Lëvizja Socialiste për Integrim ka qënë e vendosur dhe e angazhuar që me fillimin e sezonit të ri parlamentar të fillojë puna me përparësi për reformën zgjedhore në vend. Kjo reformë diktohet sipas rekomandimet që ka paraqitur në vite OSBE-ODIHR dhe pritet të paraqesë në raportin për vlerësimin e zgjedhjeve të fundit në vend”, përfundoi Manjani.

a.q/NOA

KOMENTE