English

Michelle Hunzinker pushon truprojën prej tatuazhit neonazist

E premte, 15 korrik 2011, NOA- Mund të ishin çifti i verës, por nuk do të jetë kështu.

Fotot në plazh të Michelle Hunziker me truprojën e saj Feredico, dukeshin si të shkrepura enkas për të mbushur artikujt rozë të mediave.

Por... Michelle Hunziker ka pushuar nga puna badigardin e saj, për shkak të një tatuazhi i cili është interpretuar si një stemë naziste në krahun e 26 vjeçarit.

Është pikasur fillimisht nga gjermania “Bild”, e cila kishte publikuar së fundmi fotot e pushimeve mes të dyve.

Aq shumë kanë goditur ato sa që një lexues i është drejtuar gazetës gjermane duke shpjeguar se kishte identifikuar gjurmë neonaziste në krahun e badigardit.

Nën akuzë përfundoi pika e bardhë (White Power), në pjesën e sipërme të krahut të djathtë, të së cilit ishte një shenjë e qartë e së djathtës ekstremiste naziste dhe se poshtë tatuazhit ishte shkruar “Intolleranza”, emri i një grupi italian neonazist.

Pas kësaj reagimi i Hunzinker ishte i menjëhershëm, “Unë dhe familja ime jemi nën shok, Federico punon për mua prej dy vjetësh. Deri pak më parë e kisha parë atë me këmishë dhe pantallona të gjata, nuk e dija as që kishte aq shumë tatuazhe, për më tepër nuk i kam parë as me vëmendje”.

Më tej ajo ka shtuar se nuk ka të bëjë fare me neonazistët.

a.y/NOA

KOMENTE