Tiranë, 15 korrik 2011, NOA- Edhe gjatë ditës së nesërme i gjithë territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që mëngjesi të nisë me mot të kthjellët. Në mesdite do të ketë kalime vranësirash të lehta në zonat malore lindore.
Sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet që të ketë shtim të vranësirave në zonat malore verilindore të cilat do të gjenerojnë shira të dobët dhe afat-shkurtër ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominuese. Gjatë natës vranësirat dhe shirat e dobët do të largohen nga zonat malore duke bërë që i gjithë territori të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2- 3 gradë rënie si në mëngjes edhe në mesdite.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 2 ballë.
Europa
Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë dominues. Përjashtuar Europën Perëndimore dhe verilindore të cilat do të mbeten në kushtet e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe shira. Shira në formë rrebeshi do të bien në Ishujt Britanikë ku problematike do të shfaqen stuhitë e forta të erës të cilat do të sjellin dallgëzim të lartë në det. Edhe në Ballkanin verior do të jenë të pranishme vranësirat të cilat do të fuqizohen në pjesën e dytë të ditës dhe për pasojë do të gjenerojnë shira të dobët dhe afat shkurtër kjo për shkak të temperaturave të larta në këto vende.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Ballkani Verior rrezikohet nga shira dhe shkarkesa rrufesh
- Ishuj Britanikë do të mbeten me rrebeshe shiu
a.y/NOA