Tiranë, 15 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte 15 korrik 2011.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Sherr për paratë, gruaja djeg burrin me vaj të nxehtë”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur dje në Fier. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Shembja e Piramidës, 40 minuta në sallë për të arritur votat”, “Rama: Gabuam me ndryshimet kushtetuese, Islami: Me strategjinë e tij humbim edhe 2013”.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor: “Gjyqtarët e Kolegjit i morën paratë në zyrën e Argitës”, i cili pasqyron deklaratat e deputetit të PS-së, Taulant Balla. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Fehmi Avdiu: Politika po i bën shantazh drejtësisë”, “Eno Bushi i PS, apo “Ristani” i futbollit”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Rama: Vjedhja s’do procesverbal”, i cili flet për deklaratat e dhëna dje nga kreu i PS-së në “Top-Channel”. Disa tituj të tjerë janë; “Rinisin pas një viti kërkimet për vogëlushen Bleona Mata”, “I burgosuri në Shqipëri trafikoi drogë në SHBA”, “Ministri i Jashtëm i Kinës, vizitë të papritur në Tiranë”.
Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor atë me titull; “Ish-punonjësja e bashkisë; “Na mbyte me borxhe”, vret burrin me vaj të nxehtë”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur dje në Fier. Disa artikuj të tjerë janë; Bleona: Ganiu s’është Skënderbeu, jetoj në një pallat me Rihanën. Jam më e bukura në Hollivud”, “Ndeshja me qipriotit, flamuri i Vorio-Epirit valvitet në Korçë”.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor, “Islami: Rama me ne, si Enveri me Beqir Ballukun”, i cili pasqyron replikat e shkëmbyera dje në distancë mes deputetit Islami dhe kreut të PS. Një tjetër titull i kësaj gazete është dhe; “Malaj: PS nuk i vjen rreziku nga debatet, por nga mbyllja”.
Të nderuar lexues! Ky është një shërbim i cili i plotë ofrohet nga NOA me parapagim në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar në këtë shërbim, dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al.
a.k/NOA