Nikozia, 15 korrik 2011 NOA – Shkon në 14 numri i civilëve të vrarë nga forcat siriane të sigurisë. Gjatë protesatve kundër regjimit, policia ka qëlluar kundër turmës. Si pasojë, 9 persona u vranë në Damask, 6 në Kabun dhe tre në Rukn Edin. Sipas burimeve pranë shoqatave të të drejtave të njeriut, tre persona të tjerë u vranë në Idlib dhe dy në Dara, aty ku nisi edhe lëvizja kundër regjimit.
a.q/NOA