English

Tkurren dërgesat e emigrantëve shqiptarë, më të ultat në pesë vjet

Tiranë, 15 korrik 2011 NOA - Emigrantët kanë sjellë në Shqipëri më pak të ardhura 5 vitet e fundit. Ekspertja e ekonomise, Milva Ekonomi, ish drejtuese e INSTAT, tha se ulja e të ardhurave ka bërë që të ulet konsumi dhe të rritet varfëria.

“Si zgjidhje për të zbutur këto efekte, duhet që të ulet varfëria dhe kjo mund të arrrihet duke ndryshuar TVSH-në për ushqimet pasi kjo është pjesë më e prekur.Vendet e BE-së janë dërguesit kryesor të remitancave ku vendin kryesor e zë Greqia me 41.9 për qind e ndjekur më pas nga Italia me 38.6 për qind”, ka sqaruar Ekonomi gjatë një konference për shtyp.

a.q/NOA

KOMENTE