English

Bulqiza, palët drejt konsensusit, por pritet përgjigja nga Austria

Tiranë, 16 korrik 2011 NOA – Përfundon takimi mes përfaqësisë së minatorëve të Bulqizës dhe kompanisë konçensionare ACR.

Në daljen nga takimi disaorësh i mbajtur në kryeqytet,Kol Nikolla kryetar i sindikatës së minatorëve tha se, palët do të vijojnë bisedimet dhe se protesta e paralajmëruar përpara kryeministrisë do të vazhdojnë.

Nikolla sqaroi për gazetarët se po shkohet drejt një marrëveshje, e cila ende nuk është hedhur e zeza mbi të bardhë.

“ACR në parim pranon rritjen e pagave, dhe kryerjen e investimeve si thellimi i punës në minierë, por ajo kërkoi kohë, pasi bordi i kompanisë mblidhet në Austri. Për këtë arsye derisa të jepet përgjigja përfundimtare, ne do të vazhdojmë axhendën e protestave ditën e hënë”, tha Nikolla, sipas të cilit. nëse përgjigja do të jetë negative, atëherë do të shkohet drejt grevës së urisë.

a.q/NOA

KOMENTE