English

Dekorata e nderit, anglezët i falin Kryepeshkopit Janullatos Kryqin e Lambethit

Londër, 16 korrik, NOA - Në një darkë zyrtare që u mbajt në Selinë kryepiskopale të Jorkut në Angli, Kryepeshkopi i Kanterburit dhe anëtar i Dhomës së Lordëve, Rovan Uilliams i dha Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit, Kryqin e Lambethit.

Kjo është një dekoratë nderi e veçantë, e cila u jepet udhëheqësve fetarë.

Në përshëndetjen e tij të ngrohtë, Kryepeshkopi i Kanterberit midis të tjerave u shpreh se Kryepeshkopi Anastas është “një nga heronjtë e tij”.

Ky i fundit, e falënderoi nxehtësisht për nderin e madh dhe shtoi se teksa kundron Kryqin e Lambethit, sjell në mendje vargjet e poetit nobelist T.S. Elliot:

“Ku je o urtësi që të humbëm brenda dijes? Dhe ku je o dije që të humbëm gjatë informimit?.

Ekziston shumë informacion rreth Kryqit.

Madje për më tepër edhe mjaft dije teologjike.

Por ajo që kërkohet nga secili nga ne që është të përafrohemi dhe të familjarizohemi me “urtësinë e Kryqit”, urtësi që i referohet çlirimit të gjinisë njerëzore dhe mbështetet në mirënjohjen për mëshirën e pafund të Perëndisë, në dashurinë, vetësakrifikimin dhe në kontributin e pandërprerë”, tha ai.

Ndërkaq, ditën tjetër Kryepeshkopi Anastas foli në Sinodin e Përgjithshëm të Kishës Anglikane (që përbëhet nga 500 anëtarë të zgjedhur të shoqërisë angleze), si i ftuari kryesor me temë “Duke transmetuar Ungjillin në botën modern”.

Ftesa për Sinoidin

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos, është vlerësuar si i ftuari special dhe kryesor i Sinodit të Përgjithshëm i Kishës së Anglisë, që u mbajt në datat 8-12 korrik 2011, në Universitetin e Jorkut në Angli, ky event i madh i kishave angleze, kishte si të ftuarin e saj primar, Janullatosin, i cili është në të njëjtën kohë edhe President i Këshillit Botëror të Kishave (WCC), organizmi më i madh kishtar global i këtij lloji.

Kjo ftesë nderimi, atij iu bërë nga vetë kryepeshkopi o Kishës së Anglisë, Rowan Williams, i cili i ka kërkuar që të mbajë edhe fjalimin përkatës përpara Sinodit. Tema e këtij të fundit ishte “Duke ndarë Lajmin e Mirë dhe duke ndërtuar Kishën sot”. Në të, morën pjesë të gjithë episkopët e saj dhe përfaqësues të klerikëve dhe laikëve.

Ndërkaq, Kryepeshkopi Anastas gëzon një vlerësim të jashtëzakonshëm në rrethet e Kishës së Anglisë, si edhe në botën e krishterë moderne, për kontributin e madh që ka dhënë në dialogun midis të gjitha konfesioneve të krishtera dhe për promovimin e dialogut ndërfetar në rang global.

n.e/NOA

KOMENTE