English

Dibër, banorët godasin kryetarin e komunës

Dibër, 16 korrik 2011, NOA – Ka degjeneruar në grushte ndaj kryetarit të Komunës manifestimi i dhjetëra banorëve të komunës Kalaja e DodësDibër, që protestuan kundër nisjes së punimeve për ujësjellësin.

Rreth 50 banorë të kësaj komune kanë kundërshtuar me forcë punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit, për shkak se nisja e punimeve do të sjellë edhe ndërprerjen e ujit në zonë.

Pas ndërhyrjes së kryetarit të komunës, Bajram Hima për të diskutuar me banorët, ata të irrituar e kanë goditur atë mu përpara syve të efektivëve të policisë dhe përfaqësuesve të prefekturës.

Pas ngjarjes, kreu i komunës Kalaja e DodësDibër Bajram Hima i paditi autorët e ngjarjes në prokurorinë e qytetit.

mit/NOA

KOMENTE