English

Divorcohet zyrtarisht Tuna me Rilindin

Shkup, 16 korrik 2011, NOA- Këngëtarja Altuna Sejdiu e përfolur gjatë në media për divorcin e saj me bashkëshortin Rilind Reka, mësohet të jetë ndarë zyrtarisht edhe me vendim gjykate.

Siç raporton INA, në seancën gjyqësore Rilindi kishte mbërritur me avokatin e tij, ndërsa këngëtarja Tuna nuk ishte paraqitur fare, duke dërguar avokatin e saj.

Sakaq pas vendimit të dhënë nga gjykata por edhe më herët Tuna është kthyer në shtëpinë e saj në Shkup.

Ndërkaq lajmi i parë për divorcin u publikua nga vetë këngëtarja në profilin e saj në Facebook, ku dhe ndryshoi statusin.

Menjëherë pas këtyre lajmeve në media të ndryshme qarkulluan fjalë për prirjen e saj seksuale.

a.y/NOA

KOMENTE