E premte, 16 korrik 2011, NOA- Pa një molekulë në tru paraardhësit e europianëve modern nuk do u kishin mbijetuar akujve prehistorik.
Geni përkatës u identifikua nga hulumtuesit në Universitetin e Aberdeen në Skoci.
“Kjo është arsyeja pse perëndimorët sot janë të uritur për ushqime energjike në muajt e dimrit", thotë Alasdair MacKenzie, autor i studimit.
Me pak fjalë, truri ndikon në zgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme të tilla si produktet e qumështit dhe të alkoolit, nga frika se mos nuk i rezistojnë klimës së ashpër dhe është "programin gjenetik" ai që bën përzgjedhjen.
Shkencëtarët kanë zbuluar se në radhët e aziatikëve kjo formulë funksionon më pak.
"Kjo është edhe arsyeja pse obeziteti në radhët e europianëve është më i përhapur, për shkak se truri ynë punon ende sikur ne do të jetojmë deri në 30- 40 vjeç”, shpjegon studiuesi.
Studimi, i publikuar në gazetën “Neuropsychopharmocology”, ka theksuar një lidhje mes genit që kontrollon galeninën me depresionin.
a.y/NOA