Shkup, 16 korrik 2011, NOA- Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Nikolla Gruevski mbrëmë dorëzoi pranë Parlamentit propozimin për kabinetin e ri qeveritar si dhe programin qeveritar.
Me këtë janë mbyllur debatet dhe zërat jozyrtare lidhur me përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Dorëzimi i propozimit pason vetëm dy ditë para skadimit të afatit ligjor.
Nikolla Gruevski – Kryeministër
Nikolla Popovski – ministër i Punëve të Jashtme
Gordana Jankullovska – ministre e Punëve të Brendshme
Zoran Stavrevski – ministër i Financave
Elizabeta Kançevska – Milevska – ministre e Kulturës
Nikolla Todorov – ministër i Shëndetësisë
Spiro Ristovski - ministër i Punës dhe Politikës Sociale
Pançe Kralev – ministër i Shëndetësisë
Vladimir Peshevski – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
Ivo Ivanovski – ministër për Informatikë dhe Administratë Publike
Mile Janakievski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Lupço Dimov – ministër i Bujqësisë
Ministrat nga radhët e BDI-së:
Fatmir Besimi – ministër i Mbrojtjes
Blerim Bexheti – ministër i Drejtësisë
Valon Saraçini – ministër i Ekonomisë
Abdylaqim Ademi – ministër i Ekologjisë
Nevzat Bejta – ministër i Pushtetit Lokal
Musa Xhaferi – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit
Teuta Arifi – zëvendëskryeministre për Evrointegrime
Me propozim të mandatarit Gruevski për ministra parësor janë caktuar Nexhdet Mustafa dhe Hadi Neziri. Sipas rregullores, Parlamenti brenda 15 ditëve duhet të vendos në rend dite propozimin për votimin e Qeverisë së re, por jo zyrtarisht bëhet e ditur se votimi do të mbyllet para afateve kohore.
(INA)/NOA