E shtunë, 16 korrik 2011, NOA- Diva e muzikës Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj Marc Anthony janë duke u divorcuar.
Pas shtatë vitesh martesë çifti i këngëtarëve ka deklaruar se kanë vendosur ti japin fund martesës së tyre, pas diskutimeve të gjata ata vendosën se kjo është gjëja më e mirë për tu bërë.
Siç raporton “People” ka qenë vetë çifti që ka dhënë lajmin, duke shtuar se ky ishte një vendim shumë i vështirë për tu marrë, për shkak se nga martesa e tyre kanë ardhur në jetë edhe dy binjakët e moshës 3 vjeçare.
a.y/NOA