Milano, 16 Korrik NOA - Jonathan Cicero Moreira është zyrtarisht një lojtar i Interit.
Njoftimi është kryer nga siti zyrtar u shoqërisë zikaltër, që ka specifikuar se mbrojtësi i krahut ish-Santos ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë me Interin deri në vitin 2015.
Braziliani aktualisht është pjesë përbërëse e Interit në seancat stërvitore të ekipit në Pinzolo, por nuk ka marrë pjesë në ndeshjen e parë miqësore të skuadrës pasi po punon i veçuar si pasojë e një dëmtimi muskulor që ka marrë në fundin e sezonit të kaluar.
r.b/NOA