English

Klinton në Turqi: Modeli më i mirë për vendet në konflikt

Stamboll, 16 korrik 2011 NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, ka vlerësuar Turqinë si model për vendet e rajonit ku ka revolta për tranzicion demokratik. “Rritja ekonomike e Turqisë është mbresëlënëse dhe traditat e saj demokratike mund t’i inspirojnë njerëzit në Tunizi, Egjipt, Jemen dhe Siri të cilët janë duke kërkuar reforma”, tha Klinton, ndërsa u deklarua e shqetësuar në lidhje me veprimet e fundit të qeverisë turke ndaj medias, por tha se Turqia, ka shumë mësime për të ndarë me shtetet fqinje të botës arabe.

a.q/NOA

KOMENTE