English

Kryetari i ri i bashkisë, Kosovrasti: Basha e merr detyren brenda javës së ardhshme

Tiranë, 16 korrik 2011 NOA – Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pritet të marrë zyrtarisht postin e tij brenda 7 ditëve të ardhshme.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, tha sot për mediat se kreu i KQZ-së i ka përcjellë vendimin e shkurtuar të Kolegjit sekretariatit të bashkisë dhe prefektit. “Sipas ligjit "Për pushtetin vendor", pas vendimit të dhënë dje nga Kolegji, sekretari aktual i këshillit, i zgjedhur në këtë post nga Partia Socialiste, duhet të thërrasë mbledhjen e parë jo vonë se 20 ditë nga shpallja e rezultatit. Kolegji Zgjedhor e dha vendimin për Tiranën më 8 korrik dhe mbledhja e parë duhet të thirret brenda datës 28 korrik”, ka sqaruar Kosovrasti.

Në ligj parashikohet dhe betimin i lamtumirës së kryetarit paraardhës, Edi Rama, për të cilin, në bazë të zhvillimeve të deritanishme nuk ka gjasa që të jetë i pranishëm.

Këshilli i ri bashkiak me 55 anëtarë pritet të mblidhet brenda 5 ditësh, ku Partia Demokratike do të ketë 28 vende, ndërsa koalicioni i së majtës 27 vende. Në këtë mbledhje kryetari i ri, Lulizm Basha do të bëjë betimin.

a.q/NOA

KOMENTE