English

Maqedoni, disa viktima brenda 24 orëve

Shkup, 16 korrik 2011 NOA - Në Maqedoni janë regjistruar tre viktima që kanë humbur jetën në dy fatkeqësi që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Një çift bashkëshortor kanë humbur jetën në fshatin Crniçan të Dojranit, pasi u kapën nga korenti.

Sipas policisë bëhet fjalë për Jozhe.D, 38 vjeçar si dhe bashkëshortja e tij Daniela.D, 33 vjeçare. Jozhe ka parë kabllon e zbuluar dhe në momentin që ka prekur atë ai është kapur nga korenti, ndërsa më pas edhe gruaja e tij pësoi pasi që gjatë tentimit për të shpëtuar burrin e saj, gjithashtu pësoi goditjen që ishte fatale për çiftin.

Një 27 vjeçar humbi jetën në Gjevgjeli, pasi vetura e tij sot në mëngjes u përfshi nga zjarri. Sipas njoftimeve zyrtare, i riu 27 vjeçar po drejtonte makinën në periferi të Gjevgjelisë, ka humbur kontrollin, duke goditur dhe rënë në një kanal betoni. Për një moment vetura e tij është përfshirë edhe nga flakët, me ç`rast viktima nuk ka arritur të shpëtoj dhe është djegur.

a.q/NOA

KOMENTE