SHBA, 16 Korrik NOA - Pas shumë muajsh thashethemesh është arritur akordi, Spotify është më në fund i disponueshëm në SHBA dhe ka lançuar një sfidë të hapur kundrejt Amazon Cloud Drive, Google Music dhe shumë shpejt do të përballet dhe me Apple iCloud.
Duke nisur nga dita e sotshme amerikanët mund të përdorin shërbimin e muzikës dixhitale me 15 milionë “tracce” që ka përfshirë të gjithë evropianët dhe që shumë shpejt do të arrijë një akord me Facebook për muzikën.
r.b/NOA