English

Menez rikthehet në Francë

Romë, 16 Korrik NOA - Historia e dashurisë dhe urrejtjes mes Jeremy Menez dhe Romës ka përfunduar.

Prishja e tyre është bërë e ditur nga agjenti i lojtarit, Oscar Damiani.

“Jam i bindur që Menez kërkohet si nga Marseja ashtu dhe nga PSG dhe mund të them se shumë shpejt ai do të rikthehet në Francë. Për fat të keq në Itali nuk arriti të shfaqte të gjithë potencialin e tij. Roma mund të vendosë ta shesë menjëherë për të mos e humbur me parametër zero, duke parë që për një rinovim kontrate nuk bëhet fjalë”, - deklaroi ai për ilsussidiario.net.

r.b/NOA

KOMENTE