E shtunë, 16 korrik 2011, NOA- Që mjekësia ka hyrë furishëm në rrjetet sociale të internetit ky është një fakt evident, ku vihen re konsulta online, diagnostikime sipas sëmundjeve, madje edhe operime në distancë.
Po kur bëhet fjalë për rrjete sociale si Facebook, Twitter dhe rrjete të tjera analoge, duhet treguar kujdes sepse rreziku për të mbytur raportet e korrektesës së shenjtë në raportet mjekë-pacientë është shumë i madh.
Nëse është e vërtetë që shumë mjekë zgjedhin të mos bëhen kurrë miq të pacientëve të vetë, ashtu sikurse ishte treguar në një studim të pak kohëve më parë, dikush tjetër nuk reziston.
Kështu në Britaninë e Madhe, British Medical Association (BMA), ndër më me emër në kategorinë e saj ka publikuar dy ditë më parë disa linja të verdha për të rregulluar çështjen.
Thirrja për mjekët ka qenë që të mos publikojnë në site si Facebook komente informale, personale apo fyerje ndaj anëtarëve të faqes së tyre.
Ajo që ndodh për shembull në këtë lloj dinamike shpjegohet nga radhët e BMA, është se mjekët marrin vesh informacione për pacientët e tyre që nuk është as qëllimi i tyre, kjo sepse vetë pacientët nuk kanë preferuar ti tregojnë.
Veçanërisht i rëndësishëm është edhe roli i infermiereve dhe në këtë rast, ftesa nuk është që të fyesh tjetrin me mospranimin, por edhe të evitosh publikimin e fotografive, të evitohet diskutimi për punën online ose të publikosh informacione të tjera private apo të ndjeshme.
Një tjetër shkak është edhe tregimi i historive të spitalit të cilat mund të duken argëtuese, ndërsa në fakt mund të jenë më të papërshtatshme dhe keqinterpretuese se çdo gjë tjetër nga ana e bashkëbiseduesit.
a.y/NOA