Brazil, 16 Korrik NOA - “Ndihmë për të shpëtuar Ariel”, - është kjo lutja që po u drejtohet në rrjet nga një grup fëmijësh në Brazil.
Ariel është një luan i stërvitur, i cili vuan nga një sëmundje degjeneruese që e ka paralizuar.
Padronët e tij kanë lançuar një mesazh në ueb, nëpërmjet Facebook, për të kërkuar një shumë të vogël, që të shkojë si fond për të siguruar shpenzimet e kurimeve të kafshës (rreth 11 mijë euro në muaj), pa të cilat “mbreti i savanës” në rast se do të kishte një zemër njerëzore do të pësonte një vdekje të parakohshme.
r.b/NOA