English

Pasqyra e shtypit, 16 korrik 2011

Tiranë, 16 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë 16 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Një javë në pyll, e divorcuara gjendet me 20 thika në trup”, ku jepen detaje të gjetjes së trupit të pajetë të 25 vjeçareje nga Fieri.

Një tjetër titull i kësaj gazete është: “Vendimi, Gjykata regjistron Bashën si kryebashkiak”.

E përditshmja “Shekulli” çelet me titullin, “Dorëhiqen drejtorët e Bashkisë”, në këtë shkrim jepet akti i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, pas ligjërimit të fitores së Lulzim Bashës si kryebashkiak.

Një vend kryesor në faqen e parë të kësaj gazete zë edhe shkrimi, “Tiranë, hapën një pusetë te Komuna e Parisit vdesin dy persona”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me shkrimin, “Berisha: Rama, Kushtetuta nuk ndryshon sa herë humb ti”, ku jepet deklarata e Kryeministrit Berisha në përgjigje të kryesocialistit Edi Rama për ndryshime në Kushtetutë.

“Islami: Misioni i Edi Ramës përçarja e së majtës”, është një tjetër titull i kësaj gazete ku jepet qëndrimi i deputetit socialist ndaj kreut të selisë rozë Edi Rama.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor atë me titull, “Atentat mafioz, vritet i penduari i drejtësisë, Aleksandër Koliçi qëllohet me plumb në kokë”, ku jepet lajmi i mesnatës së djeshme për ekzekutimin e të sapodalit nga burgu.

Një shkrim tjetër i kësaj të përditshme është, “Gruaja që vrau burrin me vaj, më bezdiste në spital, më çoni në qeli”.

Gazeta “Shqip” e vë fokusin kryesor te shkrimi, “BE: Ndëshkim fajtorëve të 21 janarit”, ku jepet qëndrimi i përfaqësuesve të Bashkimit Europian.

“Dule: Unifikimi i deputetëve minoritar në shtator”, është një tjetër shkrim i kësaj gazete e cila pasqyron intervistën e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE