English

Projekti i qeverisë, Shqipëria të përfshihet në TransAdriatik

Tiranë, 16 korrik 2011 - Autoritetet në Shqipëri po përgatiten që ta përfshijnë vendin në njërin prej rrjeteve më të fuqishme të tranzitimit të gazit nga Deti Kaspik për në kontinentin europian. Projekti i TransAdriatikut me një gjatësi prej 520 km do te kaloje nga Greqia në Shqipëri dhe përfundon në Itali.

Në një intervistë për Deutche Welle-n, Dorian Duçka drejtor i Drejtorisë së Projekteve në Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, METE, thotë se tre projektet janë ai NABUKO, që përfshin Turqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë dhe përfundon në Vienë, me një gjatësi 4 mijë km; është projekti ndërlidhës ITGI, që e ka origjinën po nga Turqia dhe më pas vijon në Greqi e përfundon nëpërmjet Igumenicës në Itali me më shumë se 800 km gjatësi; dhe projekti i tretë është ai që mbështetet nga kansorciumi i tre gjigandëve të gazit në Europë, që janë STATOIL nga Norvegjia, EGL nga Zvicra dhe E-ON Ruhrgaz nga Gjermania.

“Pikërisht projekti i tretë që quhet dhe tubacioni i TransAdriatikut, TAP, me shtrirje 520 km përfshin dhe territorin shqiptar. Pasi ai tranziton nga Greqia për në Shqipëri dhe përfundon në Itali”, thotë Duçka.

Sipas tij ekspertët e shikojnë këtë variant të tretë si projektin më ekonomik.

“Konsidorohet si më i lirë në kosto, zonat nëpër të cilat kalon, përgjatë vijës detare e bëjnë më të sigurtë. Në të njëtën kohë fuqia ekonomike për zbatim është me e lehtë, pasi mbështetet nga kompani serioze në fushën financiare”.

Interesi i jashtëzakonshmë i autoriteteve dhe ekspertëve në Shqipëri për rastin e ndërtimit të variantit TAP është sepse ai pritet të shoqërohet me një sërë përfitimesh konkrete.

“Nga kjo përfitojnë gazifikimin dhe vende të tjera të rajonit si Mali i Zi, Kosova, Bosnja etj. Pra, kalimi i TAP nëpërmjet Shqipërisë realisht e shndërron atë në një nyje kryesore të transmetimit të gazit në Ballkanin Përendimor”, thotë Dorian Duçka për DW.

Gjithësesi konkretizimi i përzgjedhjes së projektit fitues do të behët në vjeshtën e këtij viti, duke përcaktuar zyrtarisht nëse NABUKO, ITGI apo TAP do të tranzitojnë gazin nga Deti Kaspik për në kontinentin europian nëpërmjet rrjetit më efektiv për konsumatorin europian.

a.q/NOA/DW

KOMENTE