English

Raporti i Vjenës: Në rajon, vetëm Shqipëria ka rritje ekonomike

Vjenë, 16 korrik, NOA - Në krahasim me të gjitha vendet e tjera të rajonit, Shqipëria rezulton që të ketë rritjen më të madhe ekonomike, e cila do të kulmojë sidomos pas dy vitesh.

Një parashikim i tillë është bërë në raportin më të fundit të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike mbi nivelin e zhvillimit ekonomik në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Mes tyre, Shqipëria figuron si vendi që nuk ka shënuar në dy vitet e kaluara rënie në nivelin minus të rritjes ekonomike dhe që premton në dy vitet e ardhshme një rritje pozitive, duke arritur deri në nivelin prej 5 përqind të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kështu, raporti citon se ekonomia shqiptare deri në vitin 2013 do të arrijë një nivel prej 5% të këtij treguesi, duke lënë pas vendet e rajonit, si Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja etj, që të gjitha nën këtë shifër për vitin 2013.

Të dhënat e raportit

Viti Rritja në %

SHQIPËRIA

2009 3.3

2010 4.0

2011 4.1

2012 3.9

2013 5

KROACIA

2009 -6.0

2010 -1.2

2011 1

2012 2

2013 3

MAQEDONIA

2009 -0.9

2010 0.7

2011 2

2012 3

2013 3

MALI i ZI

2009 -5.7

2010 0.5

2011 2

2012 3

2013 3

TURQIA

2009 -4.8

2010 8.9

2011 6

2012 4.5

2013 4.0

BOSNJA

2009 -3.0

2010 0.9

2011 2.2

2012 3

2013 3

n.e/NOA

KOMENTE