English

Televizioni që mund të vishet

SHBA, 16 Korrik NOA - Televizioni ka hequr dorë nga muret dhe ka shkuar tek veshjet.

Pas gjashtë muajsh punime dhe 20 mijë dollarësh shpenzime, David Forbes ka prezantuar Coat Tv-në e tij.

Është një këmishë, e mbuluar nga mijëra LED, që transmetojnë imazhe si nga para ashtu dhe nga pas.

Televizioni origjinal ka të gjitha funksionet e atij tradicional falë një qendre komandash të pozicionuara në shpatullën e majtë, me një rregullator që na ndihmon të rregullojmë ngjyrat, kontrastin, hyrjen e antenës dhe atë skart.

Forbes ka menduar për gjithçka, ku ka instaluar dhe një portë USB për të karikuar lexuesin MP3 të gjeneratës së fundit nga e cila “Coat Tv” ka marrë përmbajtjen.

Televizioni, ka dhe një bateri, e cila ka një autonomi për një orë.

r.b/NOA

KOMENTE