English

Tori Black përzgjidhet mbretëresha e videove hard

E shtunë, 16 korrik 2011, NOA- Ka perënduar koha e Moana Pozzi, Ciçiolina, Selen ose Marilyn Chambers dhe Linda Lovelace pasi në botën e pornos beteja vijon ashpër për të dalë numri një.

Revista "Complex" ka renditur 100 yjet e videove hard më të nxehta duke nxjerrë edhe mbretëreshën që renditet e para.

E shumëvlerësuar është përzgjedhur Tori Black, protagoniste vetëm në katër vitet e fundit në mbi 200 filma.

Në renditje nuk mungojnë yje të kaluara, por as ato që kanë marrë një periudhë pushimi dhe po mendojnë nëse do ta vazhdojnë karrierën ose jo.

Gjithsesi mbetet fakti se mes 100 bombave të seksit Tori Black i ka lënë të gjitha pas.

Pas saj renditet bukuria e thjeshtë e Isis Taylor për të vijuar më pas me pornodivën intelektuale Kayden Kross.

Në top 10 ka vend edhe për divat më të vjetra, siç është rasti i 39 vjeçares Lissa Ann.

a.y/NOA

KOMENTE