Tiranë, 16 korrik 2001 NOA – Lirohet nga akuzat Xhevahir Hoxhallari, mjeku i cilesuar si përgjegjës për vdekjen e Matilda Petritit, pas një operacioni për heqjen e bajameve.
Gjykata e Tiranës, vendosi të pushojë çështjen penale ndaj mjekut 50-vjeçar, ndodhur 3 vjet më parë.
Në vendimin e firmosur nga treshja gjykuese e kryesuar nga Gerd Hoxha, thuhet se “Xhevahir Hoxhallari, nuk ka përgjegjësi për vdekjen e vajzës, pasi rasti i saj është fatkeq dhe nuk ndërroi jetë për shkak të neglizhencës së mjekut”.
“Të gjithë dëshmitarët e cilësuan vdekjen e së ndjerës, Matilda Petriti si vdekje atipike (të pashpjegueshme) dhe jo si pasojë e gabimeve të kryera nga mjekët, e konkretisht nga i pandehuri, Xhevahir Hoxhallari”, - thuhet në vendim.
Gjykata ka vendosur gjithashtu edhe t’i japë të drejtën Hoxhallarit, për të ushtruar të drejtën e profesionit. Familjaret e 18-vjecares paralajmerojnë vetëgjyqësi. Mirjeta Petriti ,nëna e viktimës kërkon kthimin në gjykatë të cështjes, dënimin e mjekit dhe dëmshpërblim.
a.q/NOA