Tiranë, 17 korrik 2011, NOA- Një punonjës policie i komisariatit numër 3 në kryeqytet është vënë në prangat e policisë paraditen e sotme, pas hetimeve intensive nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.
I arrestuari është Arian Seit Hoxha, i cili ishte punonjës në sektorin e drejtimit dhe parandalimit të krimit në komisariatin e policisë nr.3 Tiranë.
Sipas policisë, i ndaluari i moshës 37 vjeçare është arrestuar në flagrancë në zonën e njohur si Mali i Robit në Kavajë, pasi në rolin e tutorit kishte çuar dy femra njëra e moshës 16 vjeçare dhe tjetra e moshës 23 vjeçare të prostituonin në një hotel të siguruar nga ky i fundit ku kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro.
Krahas tij u arrestua edhe shtetasja tjetër e moshës 23 vjeçare e divorcuar me iniciale Xh.H.
a.y/NOA