Tiranë, 17 korrik 2011, NOA- Kryeministri Sali Berisha mori pjesë mesditën e sotme në homazhet e bëra për shkrimtarin Sulejman Krasniqi, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 74 vjeçare.
Gjatë mesazhit dhënë për këtë humbje, kreu i qeverisë u shpreh se, “Në të gjithë personazhet e tij personalitetet e historisë kombëtare, ai frymëzoi shqiptarët në përpjekjen e tyre për tu çliruar nga pushtimet. Vepra e tij ishte një frymëzim i madh edhe për ata që bën luftën e fundit çlirimtare në Europë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.
Më tej ndarjen nga jeta të shkrimtarit ai e cilësoi si një humbje të madhe të letërsisë shqipe.
Ai e mbylli mesazhin ngushëllues me fjalët, “Lutem që shpirti i shkrimtarit të shquar të prehet gjithmonë në panteonin e dijes së kombit shqiptar”.
Më herët për të bërë homazhe ndaj shkrimtarit ishte edhe kryebashkiaku i ri i Tiranës Lulzim Basha, i cili nderoi me praninë e tij veprimtarinë e shkrimtarit.
Krahas tyre në homazhe morën pjesë një sërë personalitetesh nga jeta politike e kulturore në vend.
a.y/NOA