E diel, 17 korrik 2011, NOA- Hugo Chavez ndodhet aktualisht në Kubë nga ku pritet të nisë kimioterapinë për të mposhtur tumorin që e ka prekur.
Para se të linte Karakasin dhe pasi e kishte marrë pak veten Presidenti i Venezuelës kishte deklaruar për mediat se kishte qëllim që të fillonte që sot kurën.
Në Avana ku mbërriti nën shoqërinë e së bijës, Chavez u prit në aeroport nga Presidenti Raul Kastro dhe nga ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez.
a.y/NOA