Shkup, 17 korrik, NOA - Debati parlamentar për ndryshimet e Propozim-Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare të bashkësive etnike do të vazhdojë të hënën.
Për shkak të mungesës së kuorumit, kryetari i Parlamentit mbrëmë ka ndërprerë seancën për të paralajmëruar vazhdimin e saj gjatë javës së ardhshme.
Ndryshimet e Ligjit për simbolet parasheh që në komunat me mbi 50 për qind të popullsisë shqiptare të mund të theksohet flamuri i tyre kombëtar së bashku me flamurin shtetëror në objektet zyrtare lokale. Pushteti komunal duhet të vendos se kur duhet të përdoren simbolet kombëtare dhe shtetërore. Sipas ndryshimeve, parashikohet që flamujt e bashkësive të jenë me format më të vogël nga ato shtetërore.
Këto ndryshime janë pjesë të marrëveshjes së fundit të partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE, ndërsa ato janë paraparë edhe me Marrëveshjen e Ohrit, por tre vite më parë ato ndryshime për përdorimin e simboleve u hoqën si të paligjshme nga Gjykata Kushtetuese.
NOA/INA