English

Humb jetën duke mbledhur skrap 18-vjeçari

Elbasan, 17 korrik, NOA – Varfëria ka shkaktuar një tjetër viktimë në qytetin e Elbasanit. Një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një prej ndërtesave në Kombinatin Metalurgjik në qytetin e Elbasanit, ku kishte shkuar për të mbledhur skrap. Viktima është Emanuel Mara. 18-vjeçari ndodhej në ambientet e ish Uzinës së Kobaltit të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit në momentin që është aksidentuar.

Ai ka marrë plagë në kokë dhe në trup, gjatë rrëzimit. Më pas është transportuar për në spital. Në qytetin e Elbasanit, mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë, por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që ai të nisjes me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. 18-vjeçari Manual ka ndërruar jetë gjatë kohës që transportohej nga Spitali i Elbasanit për në Tiranë.

a.k/NOA

KOMENTE