Milano, 17 Korrik NOA - Goditja e madhe e Interit quhet Carlitos Tevez.
Megjithatë gjithçka lidhet me shitjen e mesfushorit holandez Sneijder.
Manchester City faktikisht e ka vlerësuar argjentinasin jo më pak se 40 milionë euro, që është e njëjta shifër pothuajse e kërkuar nga Interi kundrejt United për Sneijder.
Me holandezin nën drejtimin e Ferguson, do të mbërrinte sasia e parave e duhur për të sjellë në Milano Tevez, një ndër lojtarët më të preferuar të Morattit, me të cilin është arritur një akord.
r.b/NOA