Athinë, (Greqi), 17 korrik, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton po qëndron në Greqi për të treguar mbështetjen e SHBA-ve për krizën financiare që ka pësuar ky vend.
Gjatë vizitës së saj dy ditore në Athinë, Klinton do të zhvillojë bisedime me Presidentin Karolos Papulias, kryeministri Jorgos Papandreu, ministrin e jashtëm dhe atë të financave. Klinton po vazhdon pjesën e saj të dytë të një turneu diplomatik ndërkombëtar. Sekretarja Klinton do të vizitoj edhe Indi, Indonezin, Hong Kong, dhe Kinën.
NOA/RFE