Prishtinë, 17 korrik 2011, NOA- Një zënkë mes dy të rinjve në mes të Prishtinës ka rezultuar fatale për njërin prej tyre.
Burime zyrtare nga policia e Prishtinës bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje është vënë menjëherë në prangat e policisë.
Ndërkaq i plagosuri fillimisht është dërguar në drejtim të spitalit, por pikërisht atje ka humbur edhe jetën.
Nga ana e policisë thuhet se konflikti mes dy të rinjve ka qenë për arsye banale.
a.y/NOA