English

Mubarak bie në koma, ish-presidenti egjiptian në gjendje kritike

Kajro, 17 korrik 2011, NOA - Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i cili mbahej nën vëzhgimin e mjekëve në Sharm El Sheik ka rënë në koma.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë avokati i Mubarak, Farid El Dib gjatë një deklarate për agjencinë e lajmeve Reuters.

“U njoftova për përkeqësimin e menjëhershëm të gjendjes shëndetësore të presidentit Mubarak. Ajo që di është se presidenti është tërësisht në koma”, u shpreh Dib, pa dhënë më tepër detaje për gjendjen e ish-presidentit egjiptian.

Por televizioni shtetëror egjiptian përgënjeshtroi lajmin, duke iu referuar burimeve nga spitali i Sharm El Sheik.

Në njoftimin e shkurtër për shtyp, drejtori i spitalit të Sharm El Sheik në Detin e Kuq tha se nuk merr përsipër të komentojë deklaratat e avokatit të Mubarak.

Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak u rrëzua nga posti pas protestave antiqeveritare të nisura në muajin janar në Kajro.

Ai dha dorëheqjen në ditën e 18-të të protestave masive të opozitës, në sheshin Tahrir, 30 vjet nga pas ardhjes në pushtet.

mit/NOA

KOMENTE