E diel, 17 korrik 2011, NOA- Rebekah Brooks, drejtorja ekzekutive e News International u arrestua ditën e sotme në Londër.
Brooks dyshohet të jetë e përfshirë në komplotin e përgjimeve të cilët shpërthyen së fundmi në Britaninë e Madhe.
Brooks u paraqit vullnetarisht në stacionin e policisë në mesditë ku dhe u arrestua.
Deri më tani janë arrestuar nëntë persona si pjesë e historisë e përgjimit të telefonave por që më vonë janë liruar nga të gjitha akuzat.
Arrestimi i Brooks është arrestimi më i lartë në hierarki deri më tani.
a.y/NOA