English

Ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetit tonë psikologjik

Itali, 17 Korrik NOA - Gjithmonë njeriu ka reaguar me frikë ndaj ndryshimeve klimatike natyrore që mund të vinin në rrezik jetën e tij.

Deri në ditët e sotme ne akoma nuk jemi në gjendje të parandalojmë fatkeqësi të tilla katastrofike si tërmetet apo të frenojmë një forcë si cunami.

Shqetësimet në drejtim të ndryshimeve klimatike duhet thënë se nuk prekin vetëm personat që e përjetojnë një situatë të tillë në vendin ku mund të ndodhi një tërmet, por në një farë mënyrë ajo na prek të gjithë ne.

Faktikisht janë shumë të paktë ata persona që nuk pësojnë asnjë ndikim psikologjik nga këto fenomene shkatërruese meteorologjike, që janë jetuar apo janë marrë nëpërmjet imazheve, në video dhe në lajme.

Mes personave që kanë përjetuar diçka të tillë është shumë e madhe mundësia për të kaluar një sindromë post-traumatike apo depresioni.

Sipas ekspertëve duhet thënë se dhe vetë faktori i ngrohjes globale ka ndikuar negativisht tek sjellja e njerëzve.

Në këtë mënyrë mund të themi se shpjegohet një rritje e përgjithshme e agresivitetit.

Në bazë të studimeve amerikane, me progresin fillestar të temperaturave mesatare, faktikisht është rritur dhe numri i vetëvrasjeve.

Me pak fjalë mundtë themi se ndryshimet klimatike nuk merren shumë lehtë nga psikologjia njerëzore dhe në shumë raste ata ndikojnë dhe negativisht.

r.b/NOA

KOMENTE