Tiranë, 17 korrik 2011, NOA- Dita e nesërme do të karakterizohet nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por kthjellime dhe vranësira të herë pas- hershme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Sipas MeteoAlb, për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga perëndimi dhe veriperëndimi i Europës temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Edhe pasditja do të dominohet nga kthjellime pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë vranësira kalimtare. Në të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme krahasuar me ditën e sotme.
Era do të fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim veriperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 3 ballë.
Europa
Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë me mot të paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese. Më problematike situata do të jetë në Europën Qendrore, vendet e Balltikut si edhe në zonën e Alpeve, rrebeshet e shiut do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh. Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë në gadishullin e Skandinavisë, Ishujt Britanike si edhe një pjesë e lindjes së kontinentit por intensiteti i shirave do të jetë disi më i ulët. Me mot të kthjellët do të jenë, Europa jugore, jugperëndimore si edhe rajoni i Mesdheut.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Zona e Alpeve rrezikohet nga shira intensiv dhe stuhi ere
- Gjermania rrezikon shira intensiv dhe shkarkesa rrufesh
- Varshava rrezikon shira të dendur dhe rrufe
a.y/NOA