English

Pasqyra e shtypit, 17 korrik 2001

Tiranë, 17 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel 17 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “U vra me 20 thika, gruaja e masakruar në kërkim biznesmeni”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur në Lezhë. Disa tituj të tjerë janë; “Kantrimen: Zgjedhjet e tetë majit, teknikisht më të mira”, “Rama, takim me drejtorët e Bashkisë, 12 veta japin dorëheqjen”, “Rrëfimi i Kadri Hazbiut: Ju tregoj ekzekutimet pa gjyq në vitet 1950”

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “Ja çfarë thonë për 500 mijë eurot gjyqtarët e Kolegjit”, i cili flet për letrën që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor i kanë dërguar kreut të shtetit. Një titull tjetër i kësaj gazete është; “Policia greke kap 130 kg kanabis shqiptar”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor; “Alket Rizani më kërkoi në burg flamurin shqiptar”, i cili flet për dëshminë e një ish-të burgosuri që ka njohur një prej personave më të rrezikshëm në Greqi, Alekt Rizani. Disa tituj të tjerë janë; “

Kristo Frashëri: Abuzojnë, Skënderbeu nuk ka pasur asnjë vajzë”, “Varrezat e Tufinës, s’ka më varre për të ndjerët”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Zgjedhjet e 8 majit, teknikisht më të mirë se të 2009”, i cili flet për deklaratën e zyrtarit të lartë të SHBA. Disa tituj të jterë janë; “Presidenti nuk mbron Kolegjin nga sulmet politike”, “Sezoni i ri, 10 sulmuesit më të rrezikshëm në botë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE