E diel, 17 korrik 2011, NOA- I pushuar nga puna pas 15 vitesh një ish-nëpunës në Itali ka vendosur të tregojë të gjithë sekretet e kastës, kështu është prezantuar anonimi në Facebook i cili ka krijuar komunitetin” Sekretet e kastës së deputetëve”.
Edhe pse është krijuar prej pak kohësh faqja ka arritur në 36 mijë fans, ndoshta i nxitur edhe nga lajmi i publikuar sot në “La Republica”, është rritur vazhdimisht.
Për më tepër, dokumentet e publikuara nga autori janë të furnizuara shpesh nga kopjet e kontratave prej të cilave përfitojnë deputetët.
Ka nga pak nga të gjitha që nga biletat e avionëve falas edhe për miqtë e parlamentarëve në makina klasike, nga eskorta e armatosur, nga dyshimet në lidhje me vjedhjet e shpeshta të denoncuara në radhët e parlamentarëve, për të vijuar që nga blerjet e fundit e deri te faturat e telefonit.
a.y/NOA