English

Skandali i përgjimeve Murdoch, dorëhiqet shefi i Scotland Yard

Londër, 17 korrik 2011, NOA - Pas dorëheqjes së Rebeca Books dhe Les Hinton, këshilltari drejtues i kompanisë Dow Jones & Co, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sir Paul Stephenson, shefi i Scotland Yard, është dorëhequr nga posti i tij për përzierjen në skandalin e përgjimeve që ka përfshirë Britaninë e Madhe.

“Nuk kisha asnjë ide për shtrirjen e skandalit” tha Sir Stephenson në një konferencë të drejtpërdrejtë shtypi në TV.

Sir Paul Stephenson, shefi i policisë britanike rezultoi të jetë pjesë e skandalit të përgjimeve, pasi ai ka pranuar dhurata të ndryshme, si psh. qëndrim prej 20 ditësh në një SPA luksi, dhuratë të cilën e përfitoi nga njëri prej të dyshuarve të skandalit, ish-zëvendësdrejtorit të ‘News of the World’, Neil Wallis, pjesë e grupit mediatik News Corp.

Ishte madje Wallis ai që e kishte punësuar Sir Stephenson si këshilltar pranë Scotland Yard.

Sir Paul Stefenson dorëhiqet pas skandalit të përgjimeve që gazeta britanike “News of the World” e grupit mediatik të manjatit Robert Murdoch ndërmori në vitet 1997 - 2002 dhe ku përmes korruptimit të policëve britanikë arriti të përgjonte telefonat e njerëzve të njohur dhe të thjeshtë në Britani.

mit/NOA

KOMENTE