Damask, 17 korrik 2011, NOA – Ushtria siriane hyri sot në qytetin jugperëndimor të Zabadanit, i cili gjendet në afërsi të kufirit me Libanin.
Zabadani është shndërruar në një arenë të rëndësishme protestash kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad.
Më hyrjen e forcave të ushtrisë u arrestuan afro 50 persona, bëri me dije një aktivist sirian për të Drejtat e Njeriut.
Forcat ushtarake penetruan gjithashtu edhe në provincën Homs me katër tanke dhe një automjet ushtarak për transportimin e forcave të armatosura.
Gjatë ofensivës së ushtrisë siriane u kryen arrestime të shumta edhe në provincën Qatana, 25 km në jug të kryeqytetit Damask, aty ku ushtria siriane ndaloi edhe një figurë kyç të opozitës.
mit/NOA